Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, u solli një mesazh të shpresës së përqendruar te Krishti refugjatëve ukrainas në Poloni, të dielën më 10 prill 2022.
Elders Dīters F. Uhtdorfs sveicina ukraiņu bēgļus sanāksmē jauniešiem (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Ukraiņu bēgļi ar piespraudītēm, kas simbolizē atbalstu viņu dzimtenei Ukrainai, apmeklējot sanāksmi jauniešiem ar elderu Dīteru F. Uhtdorfu no Divpadsmit apustuļu kvoruma (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Ukraiņu bēgle ar piespraudīti, kas simbolizē atbalstu viņas dzimtenei Ukrainai, apmeklējot sanāksmi jauniešiem ar elderu Dīteru F. Uhtdorfu no Divpadsmit apustuļu kvoruma (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis). „Wolna Ukraina” poliski nozīmē „Brīvā Ukraina”.
Ukraiņu bēgļi apmeklē sanāksmi jauniešiem ar elderu Dīteru F. Uhtdorfu no Divpadsmit apustuļu kvoruma (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Ukraiņu bēgļi apmeklē sanāksmi ar elderu Dīteru F. Uhtdorfu no Divpadsmit apustuļu kvoruma (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Ukraiņu bēgle notrauš asaras, ar savu meitu klausoties eldera Dītera F. Uhtdorfa, Divpadsmit apustuļu kvoruma locekļa, uzrunu sanāksmē (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Ukraiņu bēgle Marina Bovta un viņas meitas Nastja Bovta (pa kreisi) un Aņa Bovta (pa labi) aizver acis lūgšanas laikā ukraiņu bēgļiem veltītajā sanāksmē ar elderu Dīteru F. Uhtdorfu no Divpadsmit apustuļu kvoruma un viņa sievu māsu Harietu R. Uhtdorfu pēdējo dienu svēto sanāksmju namā (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Elders Dīters F. Uhtdorfs no Divpadsmit apustuļu kvoruma sniedz uzrunu ukraiņu bēgļiem veltītajā sanāksmē pēdējo dienu svēto sanāksmju namā (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Elders Dīters F. Uhtdorfs no Divpadsmit apustuļu kvoruma sniedz uzrunu ukraiņu bēgļiem veltītajā sanāksmē pēdējo dienu svēto sanāksmju namā (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Māsa Harieta R. Uhtdorfa sniedz uzrunu ukraiņu bēgļiem veltītajā sanāksmē pēdējo dienu svēto sanāksmju namā (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Bēglis lasa mūzikas notis ukraiņu bēgļiem veltītajā sanāksmē (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Elders Dīters F. Uhtdorfs no Divpadsmit apustuļu kvoruma sniedz uzrunu ukraiņu bēgļiem veltītajā sanāksmē pēdējo dienu svēto sanāksmju namā (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Elders Dīters F. Uhtdorfs no Divpadsmit apustuļu kvoruma un viņa sieva, māsa Harieta R. Uhtdorfa, pozē fotogrāfijai ar ukraiņu bēgļiem un Baznīcas locekļiem pie pēdējo dienu svēto sanāksmju nama (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Māsa Harieta R. Uhtdorfa un elders Dīters F. Uhtdorfs, Pēdējo Dienu Svēto Jēzus Kristus Baznīcas Divpadsmit apustuļu kvoruma loceklis, apmeklē Varšavas geto sienas memoriālu (Varšava, Polija, svētdiena, 2022. gada 10. aprīlis).
Apostulli, vetë një refugjat dy herë gjatë Luftës II Botërore, foli me anëtarët e Kishës gjatë gjithë ditës për dritën dhe shpresën e Krishtit. Në një takim shpirtëror të mbajtur në Varshavë posaçërisht për refugjatët, ai lexoi nga shkrimi i shenjtë në Dhiatën e Re, në të cilin flitet drejtpërsëdrejti për gjendjen e vështirë të refugjatëve. Për shembull, te Romakëve 8, Apostulli Pal bëri pyetjen: “Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?” Dhe ai u përgjigj se asgjë nuk mund të “na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë”.
Ky shkrim i shenjtë, u tha Plaku Uhtdorf refugjatëve ukrainas, është “po aq i vërtetë dhe aktual sa ishte 2 000 vjet më parë. Dhe ishte i vërtetë për shumë herë që nga ajo kohë. … Përqendrimi te Jezu Krishti është një përqendrim i cili do t’ju japë paqe në zemrën tuaj për t’ia dalë mbanë kësaj situate, në një mënyrë që të mund t’u buzëqeshni fëmijëve tuaj. Dhe kur bashkëshorti juaj, ati juaj, miku juaj nuk është me ju, ju mund të mendoni e luteni për të. Dhe kur të bashkoheni sërish, ju do të thoni: ‘E dija që do të ndodhte, sepse besoj në gjëra të mira që do të ndodhin përsëri për ne të gjithë’. Dhe gjëra të mira do të ndodhin për ju.”
Apostulli me kombësi gjermane gjithashtu vuri në dukje historinë e Jezusit që fashiti stuhinë dhe detin, me kërkesën e dishepujve të tij të shqetësuar (shih te Marku 4).
“Një stuhi filloi papritur, si stuhia juaj tani”, – tha Plaku Uhtdorf. “[Çfarë u tha Jezusi] Apostujve të Tij [pasi e fashiti stuhinë?] ‘Si nuk keni besim?’ Por kjo gjë është e vështirë në një kohë kur barka mbytet. Por kjo ishte çfarë tha Ai. Dhe Ai e fashiti detin. Prandaj, ata mësuan një mësim se duhet të besojnë dhe të kenë besim.”
Plaku Uhtdorf më pas e krahasoi gjendjen e refugjatëve me atë të dishepujve në detin e Tiberiadës pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit (shih te Gjoni 21). Apostujt ishin të pashpresë. Mesia i tyre kishte vdekur. Nuk dinin se çfarë të bënin.
“Gjithçka mori fund. Ndodhi gjëja më e keqe që prisnin. Nuk mund ta përfytyroj se çfarë ndienin, ashtu siç nuk mund ta përfytyroj se si ndiheni ju [si refugjatë sot]”, – tha Plaku Uhtdorf. “Ja tek ishin, tërësisht të merakosur, në liqen, duke u përpjekur të peshkonin, gjë që dinin ta bënin mirë se ishin zanatçinj, por nuk mund të kapnin asgjë. Kjo është mënyra se si duhet të ndiheni nganjëherë tani. Ju nuk mund të bëni atë që bëni normalisht.”
Dhe ashtu si Jezusi u tha atyre Apostujve që ta hidhnin rrjetën në anën tjetër të barkës për të gjetur peshk, po kështu këta refugjatë mund të kenë nevojë të kërkojnë dritë në mënyra të pazakonta.
“Jini të gatshëm që të përshtateni”, – tha Plaku Uhtdorf. “Dijeni se Shpëtimtari ju do. Ai e di sakrificën tuaj. Ai është i gatshëm t’ju përqafojë me krahët e Tij, me dashurinë e Tij.”
Apostulli u tha refugjatëve se ata janë “shembull për mirësinë, për vendosmërinë që të ndjekin shtegun e lirisë dhe të mbrojnë atë që është e drejtë, një dritë për shumë kombe”. Shumë njerëz, tha ai, do t’i shohin dhe do të thonë: “Nëse ata mund t’ia dilnin, ne mund t’ia dalim”. Ai i nxiti që të mos ta nënvlerësojnë fuqinë e shembullit të tyre. “Dijeni se Perëndia është me ju”, – tha ai. “Ai do t’ju bekojë. Dhe Ai do t’i vërë gjërat në vendin e duhur në përfundim, siç bën gjithmonë. Ndoshta jo në kohën që e mendojmë ne. Por sigurisht në kohën e Tij.”
Plaku Uhtdorf i nxiti refugjatët që ta mposhtin zemërimin me dashuri, ta përballojnë urrejtjen me mirësi dhe t’i kapërcejnë gënjeshtrat me të vërtetën.
“Ecni përpara në jetë, mirëbesoni te Perëndia dhe kini besim tek Ai”, – tha ai. “Ju bekoj që do ta shihni se dora e Zotit do t’ju udhërrëfejë përmes kësaj jete.”
Bashkëshortja e Plakut Uhtdorf, Harieta, gjithashtu u foli refugjatëve. Ajo tha: “E di se Ati Qiellor është i vetëdijshëm për ju. Unë e di se Jezu Krishti ju do, secilin dhe çdonjërin prej jush. Ai vërtet ju do … ju nuk jeni vetëm.”
Një refugjate, Marina Bovt, tha se vizita e Plakut Uhtdorf ishte “përkrahje e madhe për të gjithë njerëzit ukrainas”. Prania e Apostullit e ndihmoi të shihte se Kisha i kupton jo vetëm nevojat e njerëzve të saj, por edhe ndjenjat e tyre.
Marina gjithashtu tha se komentet e Plakut Uhtdorf janë një kyç që do ta ndihmojnë atë të durojë ditët plot shqetësime që shtrihen përpara.
“Dihet, është shumë e vështirë që të doni çdo njeri, të kuptoni çdo njeri, kur njerëzit tanë vuajnë”, – tha ajo. “E kuptoj se e vetmja mënyrë është të jemi një pjesë e Krishtit.”
Shenjtorët në Poloni po i ndihmojnë refugjatët nga Ukraina me ushqime, ujë, ilaçe, strehim dhe nevoja të tjera.
Marsin Kulinici, një burrë në Varshavë, filloi një faqe në Facebook që tani ka 9 000 njerëz që po i përkrahin refugjatët. Deri më sot ky grup ka mbledhur mjaft furnizime për gjashtë dërgesa për në Lviv dhe Kiev. Ai tha se dora e Perëndisë mund të shihet në këtë kohë të zymtë për shkak të dritës së mirëbesimit të shtuar mes njerëzve.
“Njerëzve u nevojitet të kenë më shumë mirëbesim te njëri‑tjetri në kohë lufte. … Më nevojitet që t’u mirëbesoj disa njerëzve të tjerë”, – tha ai. “Dhe shumë njerëz më besuan, nganjëherë edhe jetën e tyre – ose kur po sillja refugjatë këtu në Poloni – dhe jetën e njerëzve të tyre të dashur. Po transportoja bashkëshorte dhe fëmijë të njerëzve të tjerë.”
Marsini tha se ishte e rëndësishme të kujtonim që ndihma për refugjatët është një vrapim maratone, jo një vrapim i shkurtër shpejtësie.
“Marrëdhënia me refugjatët e luftës dhe rindërtimi pas luftës janë një përpjekje afatgjatë”, – tha ai. “Shumë njerëz kanë prirjen që të përqendrohen te puna dhe ndihmesat vullnetare – dhe kjo është e shkëlqyer. Por kjo është diçka që do të zgjatë për shumë vjet dhe na nevojitet të jemi të përgatitur për një punë vërtet afatgjatë.”
Një vullnetare tjetër, Anjezka Mazurovska nga Varshava, tha se është e lumtur të ndihmojë e të dëgjojë.
“E kuptoj se të ndihmosh është t’i duash njerëzit. Dhe unë i dua të gjithë njerëzit në të gjithë botën”, – tha ajo. “Prandaj, kur shoh një nënë pa bashkëshortin dhe me fëmijët e saj, ose kur shoh një grua shtatzënë përpara meje, e ndiej se kam shumë dashuri për të e për ta dhe më duhet t’u jap përkrahje. Kjo është detyra ime. Unë besoj te Krishti, prandaj përpiqem të jetoj si Ai, kështu që kjo është mënyra se si veproj.”